Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronat dhe shtëpitë, shitjet në minimum
English

Pronat dhe shtëpitë, shitjet në minimum

Tiranë, 10 shkurt, NOA, Rajmonda Lajthia - Shitjet e pasurive të patundshme duket se janë në minimumin e tyre historik. Kriza në të cilën është përfshirë ekonomia jonë ka çuar drejt pezullimit transaksionet në tregun imobiliarë.

Shoqata e Ndërtuesve flet për dyfishim të apartamenteve të pashitura në rang vendi. Arsyeja kryesore është mungesa e kreditimit nga ana e bankave. Por efekt të ndjeshëm ka dhënë edhe rënia e dërgesave të emigrantëve.

Por kjo situatë pritet të thellohet më tej edhe për shkak të krizës që ka përfshirë vendin fqinj, Greqinë.

Maksim Muçi drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve shprehet se janë rreth 8 mijë apartamente të pashitura në rang vendi, gati dyfish më shumë se në vitin 2008. Kjo ka bërë që kompanitë e ndërtimit të përballojnë situatën financiare me shumë vështirësi dhe me gjendjet që kanë pasur. Por kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë, pasi sipas Bumçit tashmë jo vetëm firmat që punojnë në infrastrukturën publike, por edhe ato që ndërtojnë kopshte, çerdhe apo shkolla vijojnë të mos paguhen nga qeveria.

Për qytetarët duket se nuk ka shumë shpresë që çmimet e apartamenteve të ulen ndjeshëm, pasi ato ndikojnë situatën financiare të kompanive të ndërtimit.

Agjentet në tregun imobiliar konfirmojnë këtë stopim të shitjeve të pasurive, që sipas tyre nuk është vërejtur më parë. Edhe pse kjo situate është shoqëruar me një ulje të lehtë të çmimeve për apartamentet, sërish qytetarët nuk kanë qenë të motivuar për të blerë.

Përfaqësuesi I një agjencie imobiliare Gjin Biba shprehet se shitjet në 2010 kanë rënë me afro 18%, krahasuar me 2009 dhe kjo rënie nuk është reflektuar më parë. Edhe shpresa se emigrantët se do të ndikonin në këtë treg gjatë muajit të parë të vitit ka qenë e kotë, pasi të ardhurat e tyre ka qenë minimale.

Në të gjithë këtë situatë ka patur ndikim edhe efekti psikologjik, pasi të gjitha analizat tregojnë se 2010 do të jetë një vit I vështirë dhe ky fakt I ka stepur qytetarët të kryejnë blerje.

Por nuk rezulton të jetë në këtë situatë tregu I qirave, I cili ka vijuar të tregojë një tendencë të qëndrueshme. Mungesa e shitjes se apartamenteve ka stimuluar qëndrimin me qira të qytetarëve.

r.l/NOA

KOMENTE