Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Roma, rikthehet Toni
English

Roma, rikthehet Toni

Romë, 10 Mars NOA - Një rikthim mjaft i rëndësishëm do të jetë ai i Luca Tonit për ekipin e Romës dhe sidomos për trajnerin e skuadrës, Ranierin i cili mund të mbështetet tek shërbimet e këtij lojtari që nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme të ekipit të tij.

Lojtari mund të thuhet se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe në ndeshjen e së dielës së kryeqytetasve me Livornon ai do të aktivizohet nga minuta e parë dhe do të jetë në sulm së bashku me Vuçiniç.

Një rikthim tjetër i cili pritet me mjaft padurim nga ekipi dhe tifozët e Romës, është ai i kapitenit të skuadrës, Françesko Totti, për të cilin flitet se do ta shohim në fushën e lojës më datë 20 mars ku ekipi i Ranierit do të ketë një sfidë mjaft të vështirë me skuadrën e Udinezes.

Lajme të mira këto për ekipin e Romës të cilat do ta vënë Ranierin në një vështirësi zgjedhjesh pasi me rikthimin e Tottit për të do të jetë e vështirë të vendosë sulmuesit e formacionit bazë të ekipit.

r.b/NOA

KOMENTE