Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia, probleme me gjithë rajonin
English

"Serbia, probleme me gjithë rajonin"

Podgoricë, 10 mars, NOA - Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si "shtet kriminal".

Në një intervistë për TV malazez Gjukanoviç ka thënë se Beogradi synon ta komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.

E gjitha kjo tregon, tha ai, se problem thelbësor nuk është qëndrimi malazez ndaj Kosovës, por problem thelbësor është pavarësia e Malit të Zi dhe ata nuk janë pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që të marrë vendime të veta.

Gjukanoviç ka thënë se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet e rajonit, Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

"Serbia pretendon për pozicionin e liderit në rajon, por që dikush të jetë lider duhet të zgjidhë problemin e kriminelëve të luftës, të zgjidhë nëse ata që kanë bërë krime në Srebrenicë janë heronj apo kriminelë, dhe të tregojë aftësi për zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët". ka thënë Gjukanoviç.

NOA/EL

KOMENTE