Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shahin: Shqipëria, faktor paqeje
English

Shahin: Shqipëria, faktor paqeje

Ankara, 10 mars, NOA - Turqia mirëpret integrimin evropian të Shqipërisë, sepse e konsideron këtë vend si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeparlamentari turk, Shahin, gjatë një takimi me kryeparlamentaren Topalli. Duke i shprehur asaj kënaqësinë për intensifikimin e dialogut politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta, Shahin e siguroi Topallin se vizita e saj kontribuon më tej në miqësinë historike midis dy popujve dhe vendeve tona.

Më tej, kryeparlamentari turk vlerësoi realizimin sipas standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, si një hap të suksesshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Të dy homologët vlerësuan dinamizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, si rezultat i vullnetit të palëkundur politik.

Në fund, kryetarja e Kuvendit theksoi se klima e favorshme ndaj biznesit të huaj ka rritur dukshëm numrin e investimeve turke në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE