English

Shpikja e fundit, roboti gazetar

Çikago, 10 mars, NOA - Shpiket roboti gazetar, ëndrra e shumë botuesve, drejtorëve dhe redaktorëve të gazetave apo TV-ve, pasi ai nuk pretendon asnjë rrogë, nuk cakton orare dhe mbi të gjitha, nuk ankohet. Ëndrra u bë realitet në Evanston, pranë Çikagos, ku një grup në Universitetin Northuestern u zhvillua një program sipas të cilit roboti do të jetë në gjendje të shkruajë mbi një ngjarje të dhënë. Ky robot u krijua nga dy profesorë të specializuar në inteligjencën artificiale, Kris Hammond dhe Larry Birnbaum dhe u përpunua pastaj nga një gazetar i ri, 27-vjeçari John Templon, madje dhe një inxhinier i ri, Nick Allen, 25 vjeç.

Siç shpjegojnë autorët e programit, sistemi është i bazuar mbi një teknologji të dyfishtë: së pari, ata fillojnë prej tyre modelet e veta statistikore për të parë se çfarë ka të re në një ndeshje bejsbolli. Së dyti, duke analizuar se çfarë është e re, programi është në gjendje të identifikojë me sukses fazat kryesore dhe karakteret.

Bëhet me dijeni se në të ardhmen ky robot gazetar do të jetë edhe në gjendje për të imituar stilin e një gazetari të veçantë.

Ideja, shpjegojnë drejtuesit e Universitetit të Illinoisit, nuk është për të zëvendësuar gazetarët, por për t'i mbështetur ata në vendin e tyre duke bërë detyrat më të përsëritura dhe duke u lënë më shumë kohë për gazetarinë hetuese. n.e/NOA

KOMENTE