English

Të vetëvrarët në Angli ishin rusë

Glagow, 10 mars, NOA - Tre azilkërkuesit që bënë vetëvrasje duke u hedhur nga një ndërtesë 15 katshe, në Skoci, për të cilët në fillim u njoftua se ishin nga Kosova, pas hetimeve që bëri policia britanike, rezultoi se ishin rusë. Lajmi behët i ditur nga gazeta britanike "Mail Online".

Të tre personat kanë qenë nga një familje, babai, nëna dhe djali, kishin marrë fillimisht azil në Kanada, por u larguan pas mosmarrëveshjeve që patën me autoritetet atje.

Babai, 43 vjeçar, i quajtur Serge Serykh, i cili pretendonte se ishte pjesëtar i shërbimit sekret rus, besohet se vuante nga probleme të mëdha mentale. Serykh, gruaja e tij Tatiana dhe djali 23 vjeçar, ishin shumë të tmerruar kur kuptuan se do të depërtohen në vendlindjen e tyre, pas refuzimit të azilit në Britani të Madhe, duke vendosur të bëjnë vetëvrasje.

Familja u largua nga Kanadaja në vitin 2007 dhe për dhjetë ditë udhëtuan në Frankfurt, Amsterdam, Bremën, Barcelonë dhe Dublin, para se të arrinin në Londër. Këtu ata kontaktuar me një parlamentar, duke pretenduar se kryeministri kanadez ishte duke komplotuar kundër mbretëreshës.

Babai gjithashtu thoshte se familja do t'i vritej nëse kthehej në Kanada.

m.xh/NOA

KOMENTE