English

Tërmet në Kosovë, s'ka të dhëna për viktima

Istog, 10 Mars NOA - Lëkundje sizmike në Kosovë, duke krijuar pasiguri tek banorët por informacione zyrtare për viktima apo dëme materiale nuk ka, bën të ditur korrespondenti i agjencisë NOA.

Zyra për Sizmologji, e Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave nxori pak minuta më parë një deklaratë për shtyp ku thanë se kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut.

"Manjituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë Rihter, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë, sipas MCS-64 thellësia 5.2 km", thuhet në njoftim.

"Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale", qartëson komunikata e lëshuar nga Zyra për Sizmologji.

KOMENTE