English

Tërmet në Kosovë

Prishtinë, 10 mars, NOA - Një dridhje toke rreth orës 14:40 ka shqetësuar sot banorët e Prishtinës. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare, por pa dhënë detaje. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për fuqinë apo epiqendrën e tërmetit.

Nuk ka njoftime për dëme materiale ose të lënduar.

Sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë të Richterit.

NOA/EL

KOMENTE