English

Vodhën thasë me kollë, arrestohen

Tiranë, 10 mars, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar 42-vjeçarin Rustem Gjana, i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me një person tjetër, mbrëmë rreth orës 21.00', në Qesarak, kanë vjedhur disa thasë me kollë, në një objekt në ndërtim, në pronësi të dikujt tjetër. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilëve, dyshohet se këta persona në mënyrë sistematike në kohë të ndryshme kanë realizuar vjedhje të materialeve të ndërtimit.

U kryen veprimet proceduriale ku u sekuestruan 4 thasë me kollë, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës për veprën penale të parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE