Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Vini në përdorim letrat me vlerë
English

Berisha: Vini në përdorim letrat me vlerë

Tiranë, 11 mars, NOA - Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Berisha u adresoi një thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë që të bëjnë disponibël letrat me vlerë që ata kanë marrë, pasi ligji për bërjen efiçente të tyre është në fuqi.

"Vlera e letrave me vlerë është në total rreth 500 milionë dollarë, të cilat qytetarët i morën gratis nga qeveria e Partisë Demokratike e asaj kohe, si një vullnet për të blerë aksione në privatizim", tha Berisha.

Duke shtuar më pas se "morali është moral" dhe ndaj qeveria vendosi që t'i bëjë ato të vlefshme ndonëse për shumë vite mbetën jashtë përdorimit.

Ministria e Financave sipas kryeministrit, po përgatitet t'u kthejë qytetarëve atë pjesë që ata i paguajnë padrejtësisht buxhetit të shtetit dhe me anë të kësaj takse, ajo bëhet më transparente.

"Ky përbën një lajm të fuqishëm më luftën tonë kundër varfërisë", tha ndër të tjera Berisha.

"Për të çrrënjosur varfërinë ekstreme, kjo qeveri do të bëjë çmos. Do të bëhet regjistrimi i të gjitha familjeve që jetojnë me nën 1.25 dollarë në muaj dhe qeveria do t'i nxjerrë nga ai status", shtoi kryeministri Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE