Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Energjia, OSSH pranon abuzimet me faturat
English

Energjia, OSSH pranon abuzimet me faturat

Tiranë, 11 mars, NOA - Operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka pohuar të enjten se nga kontrollet e deritanishme të faturave të energjisë, ka evidentuar abuzime nga ana e faturistëve të saj.

Ka qenë vetë drejtori i CEZ, Jozef Haisek konfirmon zbulimin e 5300 raste abuzimesh që kapin vlerën e 105 milionë lekëve.

"Ne të gjithë e dimë qe ka mungesa në shumë fusha përfshirë dhe sistemin e faturimit për klientët tanë.

CEZ Albania po punon për verifikimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura brenda OSSH-së, të cilat midis të tjerave, kanë të bëjnë me kulturën e vjetër të punës të punonjësve të OSSH-së, një sistem faturimi shumë problematik - për të cilin po punojmë intensivisht që ta rindërtojmë- dhe performancën e keqe të shumë faturistëve, të cilët po i identifikojmë, po i pushojmë, po i ndjekim penalisht dhe po i zëvendësojmë me njerëz të rinj.

Gjithashtu, ashtu sic e kemi përmendur më parë, ne kemi larguar nga detyra tashmë Drejtorin e Shitjeve të OSSH-se dhe më shumë se 100 faturistë", thuhet në deklaratën e drejtorit të CEZ-it, Haisek.

Ai ka këmbëngulur se OSSH i ka llogaritur faturat e janarit me të njëjtën metodologji dhe me të njëjtin sistem të dhënash si në të kaluarën.

Sipas Haisekm, në lidhje me faturat e janarit, cdo klient gëzon të drejtën të vërtetojë saktësinë e faturës.

Bazuar mbi kërkesën e klientit faturat do të kontrollohen nga sistemi i brendshëm, i cili do të kryhet nga ekspertë ndërkombëtarë, e më pas në prezencën e klientit do të verifikohet në vend dhe nëse pretendimi vërtetohet, shuma e mbifaturuar do t'i zbritet klientit në faturën pasardhëse. Ditët e muajit dhjetor të faturuara në janar do të llogariten me tarifat e vjetra.

Sipas Haisek, shkeljet e konstatuara sollën ndryshimet e nevojshme në OSSH duke nisur nga procesi kompjuterik për kontrollin e konsumit të energjisë.

b.a/NOA

KOMENTE