English

I gjendet 442 gr drogë, arrestohet

Lushnjë, 11 mars, NOA - Forcat e policisë së Lushnjës kanë kapur në flagrancë 25-vjeçarin Dilaver Kajdo, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi u kap me një sasi materiali bimor me ngjyrë jeshile i ngjashëm me bimën narkotike "cannabis sativa", me peshë 442 gram. Arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se ky person në bazë të informacioneve dyshohej se mbante me vete lëndë narkotike dhe prandaj iu ushtrua kontroll fizik.

n.e/NOA

KOMENTE