Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomati Meta, sot viziton Beogradin
English

Kryediplomati Meta, sot viziton Beogradin

Tiranë, 11 mars, NOA - Beogradin e viziton sot kreu i lartë i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, duke shënuar kështu mbërritjen e parë pas shumë vitesh në tokën serbe të një autoriteti të lartë të shtetit shqiptar.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas të cilave, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta fillon sot një vizitë dyditore në Serbi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç.

Për herë të fundit, ai ka qenë në Serbi në datën 27 nëntor 2002, ku zhvilloi takime me ish-presidentin e Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica.

Bëhet me dijeni se gjatë vizitës së tanishme dy ditore, veç bisedimeve zyrtare me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, Meta do të zhvilloje takime të veçanta edhe me Presidentin e Republikës së Serbisë, Boris Tadiç, zv/kryeministrin per Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, zv/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi.

Në axhendën e vizitës janë përfshirë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka cilësuar këtë vizitë si një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona.

n.e/NOA

KOMENTE