Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta, takim me Tadiç në Beograd
English

Meta, takim me Tadiç në Beograd

Beograd, 11 Mars NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, sapo ka përfunduar një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Serbisë Boris Tadiç, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime praën takimit të dy zyrtarëve të lartë. Në këtë takim, është diskutuar mbi zhvillimet më të fundit mes dy vendeve duke I mëshuyhar përpjekjes për të rritur marrëdhëniet mes dy vendeve duke i intensifikuar ato sa më shumë. Burimet nuk bënë të ditur nëse është folur për cështjen e Kosovës ndërsa një deklaratë për mediat pritet të dalë pas takimit që sapo ka përfunduar. Z.Meta, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, me ftesë të autoriteteve të Beogradit. Në nisje të axhendës dyditore, zv/kryeministri Meta shkoi në varrezat e Beogradit ku vendosi një kurorë me lule të freskëta në varrin e të ndjerit Zoran Xhinxhic, ish kryeministër i Serbisë vrarë në vitin 2003.. Bashkë me zv/kryeminijustrin shqiptar Meta ishtge dhe Rozhica Xhinxhic, bashkëshortja e Zoran XHinxhic e cila aktualisht drejton një fondacion me emrin e të ndjerit. "E nisa këtë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë pikërisht me vizitën në varrin e të ndjerit Zoran XHinxhic, për të treguar respektin e thellë për këtë njeri i cili luftoi për demorkacinë por e pagoi përpjekjen e tij me një çmim të rëndë", - u shpreh z.Meta në një prononcim për mediat menjëherë pasi vendosi kurorën me lule në varrin e kryeministrit të vrarë rreth shtatë vjet më parë. e.l/NOA

KOMENTE