Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pittella: Mbështesim Ramën për zgjedhjet
English

Pittella: Mbështesim Ramën për zgjedhjet

Strazburg, 11 mars, NOA Zëvendëspresident i parë i PE, Giovanni Pittella u shpreh sot në mbështetje të kryetarit të PS-së, Edi Rama pas takimit të zhvilluar në Strazburg.

Në një intervistë dhënë për mediat, Pitella theksioi se Kuvendi në Shqipëri duhet të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

"Unë lexova dokumentacionin dhe është më tërë mend e frikshme. Aty përshkruhen rastet, jo një e dy raste, por dhjetëra e dhjetëra situata në të cilat ka persona që rezultojnë të kenë votuar, por që nuk ishin të pranishëm në atë moment dhe në atë vend. Ka pasaporta që rezultojnë të jenë kontrolluar me numrin në procesverbalin e zgjedhjeve por në fakt personat që kishin ato pasaporta deklarojnë se nuk kanë votuar. Pra, me një fjalë ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se ka pasur mashtrim. Dhe këto mashtrime vijnë si pasojë e korrupsionit", u shpreh Pitella.

Ai ka theksuar se duhet tu jepet fund këtyre problemeve.

"Të ngrihet një komision hetimor, ky komision hetimor të vërtetojë kush ka gabuar, qofshin këta të së majtës apo të së djathtës kjo nuk ka rëndësi. Ka rëndësi të gjenden përgjegjësit dhe të parandalohet që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen. Duhet t' ju japim qytetarëve sigurinë që kur shkojnë për të votuar, shkojnë për të votuar në një sistem politk e demokratik në të cilin vota e tij ka vlerë. Dhe vota mund të ketë vlerë vetëm nëse nuk ka mashtrime", u shpreh Pitella.

Ai theksoi se qeveria shqiptare duhet ta pranojë këtë propozim që është një propozim që nuk u shërben vetëm socialistëve por të gjithëve.

"Në të ardhmen të gjithë duhet të kenë të drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, të gjitha partitë politike, e gjithë politika shqiptare duhet të konfigurohet si një politikë qartësisht evropiane", përfundoi Pitella.

m.xh/NOA

KOMENTE