English

United mund sërish Milanin

Itali, 11 Mars NOA - Në qoftë se Milani kishte shkuar me një objektiv për të arritur fitoren në këtë ndeshje, mund të themi se jo vetëm nuk u realizua por, ekipi kuq e zi këtë herë është turpëruara nga "djajtë e kuq" të Ferguson, pasi ekipi i Manchetser United e mundi Milanin me rezultatin e thëllë 4 me 0.

Për United, mendoi sërish lojtari më në formë për momentin, Uane Rooney, i cili shënoi një dygolësh për ekipin e tij. Më pas për të thelluar rezultatin menduan Park Ji Sung dhe Fletcher të cilët e çuan në rezultatin 4 me 0 ndeshjen duke vënë dhe atë final të kësaj gare.

Me këtë fitore të dytë të United ndaj kuq e zinjve të Leonardos ekipi i Ferguson vazhdon më tej në këtë eveniment në çerekfinalet e tij ku i bashkëngjitet dhe skuadrës tjetër angleze të Arsenalit e cila u kualifikua duke mundur Porton.

r.b/NOA

KOMENTE