Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99: Ruzhdia, provë manipulimi
English

G99: Ruzhdia, provë manipulimi

Tiranë, 12 mars, NOA - Kutitë e Ruzhdies mbeten prova e pamohueshme e manipulimit te zgjedhjeve të 28 qershorit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije sot lëvizja politike G99, sipas të cilës prokuroria ka hetuar mbi kutinë e Ruzhdies dje shifrat që "prezantohen janë prova e pamohueshme dhe e paevitueshme që këto zgjedhje janë manipuluar dhe janë vjedhur". "Në kutinë nr. 3052, ku Partia Demokratike thotë se ka humbur një mandat, prej 525 votash, PD-ja ka marrë 500 vota, ndërsa PS-ja 12, dhe të tjerat të pavlefshme. Pra, PD ka fituar në këtë kuti 95.2% të votave, përqindje që na kujton fitoret e Partisë së Punës në kohët e komunizmit", ka qenë një nga provat e paraqitura nga G99, sipas të cilës provon manipulimin zgjedhor.

Duke pohuar më pas se 102 persona që rezultojnë votues, nuk kanë qënë fare në Shqipëri në ditën e votimit dhe se 173 persona që rezultojnë të kenë votuar me kartë identiteti, nuk rezultojnë të kenë aplikuar kurrë për kartë identiteti etj.

"Sot ne, ashtu si çdo shqiptar, kemi të drejtë të besojmë se manipulimet shtrihen në të gjitha ato 22 zona zgjedhore ku sipas OSBE-ODIHR numërimi u krye keq apo shumë keq. Rruzhdia, si e vetmja kuti e hapur, tregon qartë nevojën që ka vendi për të bërë transparencë të plotë të procesit zgjedhor në mënyrë që të mos kemi më turp të themi se parlamenti shqiptar përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë", thuhet në deklaratën për shtyp të lëvizjes politike, G99.

n.e/NOA

KOMENTE