Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE: Zgjidhja e krizës, para datës 18 mars
English

KE: Zgjidhja e krizës, para datës 18 mars

Tiranë, 12 mars, NOA Update - Situata e rënduar politike në vend duhet që të gjejë sa më parë zgjidhje dhe shpresojmë që ajo të gjendet para datës 18 mars, kur është caktuar edhe diskutimi në parlament i nismave të opozitës.

Një fakt të tillë e bëri me dije përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Pierre Mirel, gjatë konferencës për shtyp, ku ndër të tjera, përveç çështjeve të mprehta të integrimit, nuk ka harruar të prekë as atë të krizës politike që është duke kaluar aktualisht vendi.

"Duhet të gjendet një zgjidhje që të arrihet një marrëveshje, e cila është thelbësore për të treguar se Shqipëria është një demokraci e vërtetë", theksoi Mirel gjatë fjalës së tij, duke shprehur në këtë mënyrë edhe qëndrimin e palës evropiane për këtë çështje.

Më tej, ai tha se "shpresojmë që zgjidhja të gjendet para datës 18 mars", duke e lidhur këtë edhe me faktin e mbërritjes në datën 19 në vendin tonë, për një vizitë zyrtare, të komisionerit Stefan Fule.

"Shpresoj të zgjidhet situata para kësaj date, në mënyrë që kur Fule të vijë në Tiranë të gjejë një situatë të qartë dhe të vendosur", tha ai, duke shtuar se hyrja e opozitës në Kuvend është e nevojshme.

n.e/NOA

KOMENTE