Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ançeloti nuk i zë besë Interit
English

Ançeloti nuk i zë besë Interit

Angli, 16 Mars NOA - Tekniku i Çelsit, Karlo Ançeloti për sa i përket ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve asaj midis ekipit të tij dhe Interit, është shprehur mjaft i gatshëm por, njëkohësisht ka thënë se Inter është një ekip që duhet patur tepër kujdes.

Ançeloti nuk i zë besë ekipit zikaltër edhe pse ata, nuk po kalojnë një moment të mirë në Kampionatin Italian.

"Kemi zhvilluar një garë të mirë në kampionat dhe gjithashtu të njëjtën gjë kemi arritur të bëjmë dhe në ndeshjen e parë me Interin, prandaj jam tepër optimist për sa i përket ndeshjes së sotme", - deklaroi Ançeloti në prag të kësaj sfide.

Çelsi në këtë ndeshje do të bëjë pa shërbimet e portierit të saj Cech dhe Hilaro, ku për të zëvendësuar numrin një të ekipit trajneri duhet të fusë në lojë portierin e tretë të skuadrës Turnbull, kjo pasi dhe portieri i dytë i ekipit është i dëmtuar.

Duhet thënë se Çelsi po kalon një moment mjaft të mirë dhe në këtë ndeshje ata do të kërkojnë kualifikimin për në çerek finalet e Ligës së Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE