English

BE vendos për krizën ekonomike në Greqi

Bruksel, 16 mars, NOA - Ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po i diskutojnë masat e Greqisë për të përballuar krizën e shkaktuar nga defiçiti buxhetor. Ministri i Suedisë, Anders Borg, tha në Bruksel se Athina ka nevojë për mbështetje.

"Greqia i ka bërë hapat e drejtë në drejtim të duhur. Ata kanë marrë vendime të drejta për taksat, dhe mendoj se kanë nevojë për mbështetje nga opinioni dhe nga Bashkimi Evropian", tha ai.

NOA/EL

KOMENTE