English

Bombë në lokalin "Dolçe Vita"

Pejë, 16 Mars NOA - Një bombë është vendosur në një lokal në qendër të qytetit të Pejës, por ajo nuk ka arritur të shpërthejë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja u lokalizua në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm në lokalin "Dolçe Vita" në qendër të Pejës, ku edhe ishte vendosur lënda eksplozive, një bombë ofensive, thanë për NOA, burime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Policia dhe njësitet e specializuara për çminim të KFOR-it kanë mbërritur në vendngjarje dhe arritën duke krijuar një rreze sigurie prej disa metrash, të çaktivizojnë bombën duke shmangur rrezikun për plasjen e saj.

Nga hetimet paraprake, nuk ka ende të dhëna për autorët e vendosjes së bombës ndërsa nuk konfirmohet nëse ajo ishte ose jo e telekomanduar në distancë.

a.b/NOA

KOMENTE