Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buste për Vexhi Buharanë dhe Firdusiun
English

Buste për Vexhi Buharanë dhe Firdusiun

Berat, 16 mars, NOA - Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së studiuesit dhe përkthyesit Vexhi Buharaja, personalitet i njohur i kulturës shqiptare si edhe 1000-vjetorit të botimit të kryeveprës botërore "Shah-Name", bashkia e Beratit, fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" dhe Biblioteka "Vexhi Buharaja" organizuan sot në Berat konferencën shkencore "Shah-Name në shqip dhe Vexhi Buharaja".

Siç dihet, viti 2010 është shpallur nga Unesko si vit i afrimit të kulturave dhe njëkohësisht shënimi i datës 16 mars 2010 si "Mijëvjeçari i Shah-Namesë së Firdeusit", një nga tre veprat më të shquara në botë.

Me këtë rast, bashkë me konferencën shkencore në Berat, fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" shfaqi një film dokumentar rreth 20-25 minuta për jetën e Vexhi Buharasë dhe përkthimin e tij nga gjuha perse në gjuhën shqipe të librit të famshëm "Shah-Name", cilësuar si një nga kryeveprat e letërsisë botërore.

Po ashtu, fondacioni promovoi dhe dorëzoi pranë bashkisë dy buste, atë të Vexhi Buharasë dhe poetit pers Firdeusi, realizuar me mjeshtëri nga prof. Sadik Spahija, Dekan i fakultetit të Arteve të Bukura në Akademinë e Arteve.

Bustet do të vendosen para bibliotekës që mban emrin e Vexhi Burarasë në qytetin e tij të lindjes.

n.e/NOA

KOMENTE