Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konkursi ndërkombëtar i fotografisë Sotiri
English

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë "Sotiri"

Korçë, 16 mars, NOA - Për herë të tretë në qytetin e Korçës do të organizohet në fundin e muajit prill, konkursi ndërkombëtar i fotografisë "Sotiri", një eveniment i rëndësishëm kulturor i organizuar nga bashkia e Korçës dhe qendra kulturore Lind Art.

Çmimi "SOTIRI ", është një konkurs ndërkombëtar për fotografë të rinj, i cili e nisi aktivitetin e tij fillimisht në kuadrin e Projekt 5.6, të financuar nga SCP in the Western Balkans.

Aktiviteti mban emrin e fotografit korçar Kristaq Sotirit (1883-1970), i cili u formua si fotograf në studion Steckel në SHBA. Ai mësoi atje jo vetëm bazat e fotografisë dhe teknikës së portretit, por u njoh edhe me piktoralizmin, mjaft në modë në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX. Sipas Fransua Sheval, drejtor i muzeut Nisefor Nieps në Francë, Sotiri ishte mjeshtër në kapjen e çastit të duhur dhe në kompozimin inteligjent të ngjarjeve dhe portreteve të njerëzve të qytetit të tij, që ai i njihte mirë.

Këto portrete i jepnin Sotirit mundësinë të përdorte 'piktoralizmin' mbi këto portrete të bukura, gjë që e bëjnë këtë koleksion një gjë të rrallë...

Për të promovuar këto vlera të fotografisë shqiptare dhe për të ndërtuar një traditë të re të zhvillimit dhe promovimit të fotografisë në Shqipëri, për të promovuar risitë në fushën e fotografisë bashkëkohore ky kokurs sjell çdo pranverë fotografë të rinj dhe artistë nga e gjithë bota në një ekspozitë dhe në një panel diskutimi në qytetin e bukur të Korçës.

Nismëtarja e këtij konkursi, Eleni Laperi thekson se "Çmimi "Sotiri" është një konkurs që fton të gjithë artistët e rinj që të rrëfejnë botën nëpërmjet fotove. Përveç se shihet ajo çfarë i provokon më shumë këta artistë të rinj, nëpërmjet këtij konkursi shihet dhe cilat janë tendencat e fotografisë sot dhe çfarë ka ndryshuar me këtë art që nga koha e mjeshtrit Sotiri".

Çmimi Sotiri realizohet në partneritet me Bashkinë e Korçës dhe nën kujdesin e kryebashkiakut, zotit Niko Peleshi.

m.s/NOA

KOMENTE