English

Mbrojtja e jetës në det, seminar për sistemin global të telekomunikacionit

Nga "Hellenic AID"

Tiranë, 16 Mars NOA - Një seminar për sistemin global të telekomunikacionit, që ka si qëllim mbrojtjen e jetës njerëzore në det, është zhvilluar këto ditë në Tiranë, iniciuar nga "Hellenic AID".

Seminari u zhvillua për dy ditë me radhë në hotelin "Tirana International". Në të kishin pjesëmarrje me përfaqësuesit e tyre, Marina e Luftës dhe Ministria e Brendshme -Policia Kufitare, ndërsa tema i referohej Sistemit Global të Telekomunikacionit.

Ky program financohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë, realizohet nga Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë dhe drejtohet në Ministritë përkatëse të Shtetit Shqiptar.

Prezantimi i projektit në këtë seminar të tetë të programit "Hellenic AID", me temë "Telekomunikacioni - G.M.D.S.S", u bë me përdorimin e pamjeve në projektor dhe në fund të ditës së dytë u shfaq një DVD me përmbajtje të ngjashme.

Raportues në seminar ishte oficeri i Autoritetit Portual, përfaqësues i Ministrisë të Mbrojtjes Civile të Republikës e Greqisë.

e.r/NOA

KOMENTE