Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Brendshme padit Ruçin për falsifikim
English

Ministria e Brendshme padit Ruçin për falsifikim

Tiranë, 16 mars, NOA - Ministria e Brendshme ka paditur sot Partinë Socialiste për dhënie të informatave të rreme në lidhje me falsifikimin e kartave të identitetit.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Brendshme, e cila në një njoftim për mediat sqaron se procedua është nisur nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone.

Faktet e publikuara nga kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi në seancën e Kuvendit për falsifikim kartash dhe në emisionet televizive, janë cilësuar nga ministria e Brendshme si të mjaftueshme për të nisur procedimin penal.

"Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 4 Mars 2010, është deklaruar publikisht se ka prova e fakte të cilat disponohen nga ana e deklaruesve, në lidhje me qarkullimin dhe përdorimin nga persona të ndryshëm të kartave të identitetit false (letërnjoftimeve elektronikë). Ky pohim është ripërsëritur nga mediat e shkruara si edhe në emisionin "Ora e Debatit" të datës 12.3.2010 në televizionin "Ora Neës", ka thënë Pone në deklaratën e tij për këtë çështje.

Sipas njoftimit ministria e Brendshme, është tepër e interesuar që të zbardhet tërësisht e vërteta rreth deklarimeve publike, të vihen në dispozicion të prokurorisë dokumentet e paraqitura në seancë plenare nga deklaruesit.

"Të sqarohet se pse dhe në ç'mënyrë i disponojnë këto dokumente, si kane marre dijeni për këtë informacion e të tjera pyetje, që vertet do të mund të sqaronin çështjen por edhe do të ruanin këtë projekt madhor për Shqipërinë nga ndërhyrje që mund të cenonin soliditetin e tij apo që më keq, që synojnë të prekin pa asnje bazë imazhin e procesit", ka thënë Pone.

m.xh/NOA

KOMENTE