Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Objektivi i Realit mban emrin e Ashley Cole
English

Objektivi i Realit mban emrin e Ashley Cole

Spanjë, 17 Mars NOA - Reali i Madridit ka zgjedhur dhe objektivi i tyre kryesor mban emrin e Ashley Cole.

Mbrojtësi i krahut i ekipit të Çelsit duket se është në planet e ekipit të Realit dhe ata do të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij në merkaton e verës.

Ashley Cole për momentin është duke vuajtur një dëmtim dhe për këtë arsye ai nuk mund të jetë prezent, në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

Florentino Perez duket se tashmë e ka të gatshme ofertën e tij për këtë lojtar dhe në rast refuzimi alternativat për këtë nuk mungojnë pasi lista e lojtarëve për këtë rol është tepër e gjatë dhe emrat janë si më tej: Kolarov (Lazio), Evra (Manchester United), Clychy (Arsenal), Andrè Santos (Fenerbache), Filipe Luis (Deportivo) dhe David Luiz (Benfica).

Sipas shtypit spanjoll Cole duket se po kërkon të ndryshojë ekip dhe për këtë motiv ai mund të lërë Londrën për të shkuar në drejtim të ekipit të Realit të Madridit.

r.b/NOA

KOMENTE