Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE: Duhet rivendosur dialogu politik
English

OSBE: Duhet rivendosur dialogu politik

Tiranë, 16 mars, NOA - Rivendosja e dialogut politik mes dy kampeve kryesore në vend paraqitet me një rëndësi të madhe, po ashtu edhe hyrja e opozitës në Kuvend, duke shpresuar se për komisionin hetimor parlamentar do të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Një fakt të tillë e ka pohuar sot gjatë një takimi me presidentin Bamir Topi, i dërguari i posaçëm i OSBE-së, Konstantin Zhigalov, i cili ka vlerësuar ndër të tjera edhe rolin e tij në mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Nga ana e tij, presidenti Topi i shprehu Zhigalovit mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për forcimin e demokracisë shqiptare, ruajtjen dhe thellimin e vlerave demokratike të shoqërisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Më tej, gjatë bisedës të dy personalitetet diskutuan edhe për situatën në rajon, duke theksuar rolin pozitiv, konstruktiv e promotor të Shqipërisë për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Presidenti Topi vuri në dukje edhe dëshirën dhe vullnetin e Shqipërisë për të marrë kryesinë e radhës së OSBE-së në vitin 2014, një ambicje e cila u mbështet edhe nga Zhigalov, i cili vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm të vendit tonë me këtë organizatë dhe marrëdhëniet produktive dypalëshe mes Shqipërisë e Kazakistanit edhe në kuadrin e organizatave të tjera ndërkombëtare si NATO etj.

n.e/NOA

KOMENTE