Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Personi i plagosur në Fier, policia e arreston për armëmbajtje pa leje
English

Personi i plagosur në Fier, policia e arreston për armëmbajtje pa leje

Fier, 16 mars, NOA Update - Personi që u gjet sot i plagosur në Fier, në të vërtetë kishte kryer përpjekje vetëflijimi ndaj atij iu dha masa e sigurisë policore arrest në kushtet e flagrancës dhe po ruhet nga uniformat blu në mjediset e spitalit rajonal të Fierit, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

H.Hoxha, 27 vjeçar, lindur dhe banues në qytetin e Fierit, u gjet sot në këtë qytet me plagë arme zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pa pasur detaje mbi shkaqet e plagosjes, duke vënë kështu në lëvizje forcat policore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Me marrjen e njoftimit, forcat e policisë së Fierit shkuan menjëherë pranë mjediseve të këtij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se i plagosuri ishte një djalosh 27-vjeçar me emrin H.Hoxha, - i thanë agjencisë NOA, burimet policore.

Nga marrja në pyetje të plagosurit, u zbardh se ai kishte kryer vetëplagosje në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike, për shkaqe ende të panjohura.

Pas zbardhjes së ngjarjes, i riu përballet tani jo vetëm me plagët që po mjekon në spital, por edhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, duke rrezikuar deri në pesë vjet burgim.

e.r/NOA

KOMENTE