Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet Poezia e Verës
English

Përurohet "Poezia e Verës"

Tiranë, 16 mars, NOA - "Poezia e Verës" ka qenë veprimtaria kulturore dhe tregtare promocionale e cila përbën në fakt edhe takimin e dytë të stinës "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", përuruar sot pranë mjediseve të qendrës tregtare "City Park" në Tiranë.

Në praninë edhe të ambasadorit italian Saba D'Elia, u bë me dije se "Poezia e Verës" do të zhvillohet në 4 mbrëmje në qytetet kryesore të Shqipërisë: më 17 mars ora 18.00, Berat, pranë Galerisë "Lear"; më 18 mars gjithnjë në të njëjtën orë, Durrës, pranë Torre Veneziana dhe më 19 mars në orën 18.00 do të jetë radha e hotel "Europa" të Shkodrës të mirëpresë aktivitetin.

Ndërkaq, "Poezia e Verës" do të përmbyllet më 20 mars në Tiranë me një mbrëmje pranë ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në prani të autoriteteve të larta institucionale shqiptare dhe italiane.

Bëhet me dijeni se gjatë etapave të ndryshme të veprimtarisë, degustimet e verërave më të mira italiane dhe shqiptare do të shoqërohen nga recitimi i poezive më të bukura të dy vendeve rreth verës.

Ndërsa një sfond muzikor harqesh dhe një ekspozitë me piktura të piktorit shqiptar Taso do të shoqërojnë të gjitha mbrëmjet.

Por programi parashikon edhe uorkshop-e në të cilat do të marrin pjesë operatorë dhe ekspertë të sektorit civil.

Ambasadori D'Elia, në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme, e cila nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive rreth prodhimit të verës kontribuon në përforcimin e marrëdhënies ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, duke përdorur botën e verës si urë për afrimin e mëtejshëm të dy kulturave.

se "Poezia e Verës" përveç të qenit një veprimtari për promovimin e territoreve dhe cilësisë së shkëlqyer të verërave italiane dhe shqiptare është edhe një rast bamirësie: në fakt, një pjesë e të ardhurave nga shitjet promocionale do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" si dhe për fëmijët rom të shoqatës "Shtëpia në Zemër", - theksoi më tej ambasadori D'Elia.

n.e/NOA

KOMENTE