Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punë e papërfunduar në Ballkan
English

Punë e papërfunduar në Ballkan

Jashtë rajonit, Brukseli do të vijojë të luajë rol në muajt dhe vitet që vijnë. Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që t'i ndihmojnë vendet e Evropës juglindore që t'i realizojnë ëndrrat e veta

Nga Jeanne Shaheen dhe George Voinovich

Pas dy luftërave shkatërruese në kontinentin evropian, SHBA-të dhe aleatët e tyre transatlantikë patën një angazhim të vështirë, por të fortë - atë të ndërtimit të një Evrope në liri dhe në paqe. Kjo, natyrisht, nuk është e lehtë, do përpjekje të jashtëzakonshme dhe me kosto të madhe. Edhe pse SHBA-të kanë bërë një progres të dukshëm në 60 vjetët e fundit, kjo punë ende nuk ka mbaruar. U bënë 15 vjet që Bosnja nuk ka luftë dhe 10 vjet që kur bombat e NATO-s nuk bien mbi Beograd. Rajoni ka ecur para, duke u larguar nga historia e tij e trazuar. Megjithatë, kjo kohë mbetet shumë e ndjeshme për Ballkanin dhe askush nga mbështetësit e rajonit nuk guxon ta heqë vëmendjen apo t'i zvogëlojë angazhimet. Situata në Bosnjë mbetet një shqetësim serioz. Për t'u larguar nga e shkuara, Bosnja ka nevojë që të marrë hapa të rëndësishëm politikë dhe të zhvillojë reformën kushtetuese. Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin. Nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund të arrihet pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon. Është meritë e drejtuesve të Serbisë që kanë dëshmuar angazhim ndaj institucioneve evropiane. Megjithatë, dallimet rreth Kosovës mbeten një pengesë e fuqishme në përparimin e mëtejshëm. Derisa Prishtina e Beogradi kanë mosmarrëveshje, është thellësisht jorealiste të shpresosh për një zgjidhje krijuese, pragmatike e të qëndrueshme, që më së miri do të mbronte dhe do të përmirësonte jetën e të gjitha grupeve etnike në rajon. Një kontribut kyç i Aleancës transatlantike është vazhdimësia e sigurisë në rajon. Që nga viti 1999, trupat e NATO-s në Kosovë kanë luajtur një rol të plotë në qëndrueshmërinë e sigurisë. Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor, pa përjashtim, janë shprehur se situata mbetet shumë e paqartë për forcën, që të tërhiqet apo të reduktohet. Bota ka nevojë për forca paqeje shtesë, por tani nuk është koha për të rrezikuar atë që është fituar me vështirësi në Evropën juglindore. Jashtë rajonit, Brukseli do të vijojë të luajë rol në muajt dhe vitet që vijnë. Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që t'i ndihmojnë vendet e Evropës juglindore që t'i realizojnë ëndrrat e veta. Edhe më e rëndësishme është që të realizohet vizioni amerikan për një Evropë të bashkuar e në paqe. Nuk është koha që të anashkalohet pa vëmendje ky qëllim.

(*) "Wall Street Journal", autorët e shkrimit janë senatorë

KOMENTE