Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ligji i SHISH, Berisha, karshillëk ndaj SHBA
English

Rama: Ligji i SHISH, Berisha, karshillëk ndaj SHBA

Tiranë, 16 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot në lidhje me ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar, duke e cilësuar ata si një gabim të mazhorancës aktuale.

Kreu i PS-së, në një deklaratë për shtyp u shpreh se kryeministri Berisha po i bënë karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vazhduar me miratimin e ligjit.

"Kjo është një sjellje që nuk turpëron thjesht zotin Berisha, po turpëron Shqipërinë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, sepse është kryeqeveritari i këtij vendi ai që sillet me shqetësimin e mikut dhe aleatit më i madh i shqiptarëve, njësoj si komisionerët e Ruzhdies me lirinë e votës. Nuk është hera e parë që Sali Berisha u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe, edhe këtë herë, në sfondin e karshillëkut provincial është kriza e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e ekonomisë së vendit", u shpreh Rama.

Ai u shpreh se PS-ja ka pritur tre ditë me radhë reagimin e Berishës për deklaratën e ambasadorit Ëithers.

"Prej tre ditësh kryeministri i këtij vendi, që pa miqësinë e partneritetin e Shteteve të Bashkuara jo vetëm nuk do të ishte sot në NATO, po as do të kishte garancitë që ka sot për sigurinë e për ardhmërinë e vet, jo vetëm nuk ka reaguar ndaj shqetësimit publik të përfaqësuesit të nderuar të Shteteve të Bashkuara, po është mjaftuar me nxjerrjen e një zëdhënëseje. E cila recitoi se projektligji qenkërka pikë për pikë sipas standardeve të NATO-s e të BE-së", u shpreh Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE