English

Touron: I suksesshëm ekstradimi i parë nga Spanja

Tiranë, 16 mars, NOA - Rasti i parë i bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar mes Spanjës dhe Shqipërisë, ka rezultuar i suksesshëm dhe duhet kremtuar si një arritje në fushën e luftës ndaj kriminalitetit mes dy vendeve tona.

Një fakt të tillë e ka pohuar prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, Candido Conde Pumpido Touron, gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani, duke cituar rastin e ekstradimit të një të shumëkërkuari në Shqipëri për vrasjen e një polici dhe i arrestuar në Spanjë për rrëmbimin e plagosjen e një biznesmeni.

Duke diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në sistemin e drejtësisë, Nishani i shprehu mirënjohjen prokurorit për ndihmën që Spanja i ka dhënë Shqipërisë në reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë, veçanërisht në rritjen e performancës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Më tej, ai theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike si dhe e njohu Touronin me politikën penale që ndjekin organet e drejtësisë në vend.

n.e/NOA

KOMENTE