English

Vjerri denoncon zhdukjen e nuses

Durrës, 16 mars, NOA - Një 63 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka denoncuar në policinë e qytetit bregdetar, largimi nga shtëpia të nuses së djalit të tij. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit dhe bëhet e ditur se denoncimi është bërë për largimin nga shtëpia të shtetases me inicialet, B. A.

20 vjeçarja është larguar nga shtëpia e prindërve të burrit, pa dhënë asnjë sqarim në lidhje me destinacionin e saj.

Ndërkohë që policia bënë ditur se që nga dita e djeshme ka nisur kërkimi për gjetjen e 20 vjeçares.

m.xh/NOA

KOMENTE