English

Abba e Genesis, në panteonin Rock

Nju Jork, 17 mars, NOA - Grupet legjendarë të muzikës "Abba" dhe "Genesis", kanë siguruar hyrjen e tyre në atë që quhet Panteoni i muzikës Rock, duke u vlerësuar si dy grupe prestigjioze dhe të nderuara, me muzikën e të cilave kanë rrëmbyer zemrat e miliona adhuruesve për dekada të tëra.

Në një ceremoni koncert të organizuar posaçërisht në kuadrin e një lajmi të tillë, në një hotel të madh të Nju Jorkut, atyre iu komunikua çmimi i madh.

Por i vetmi që nuk e mori atë në skenë ishte Peter Gabriel, ish-kreu i grupit Genesis, i cili është aktualisht në turne, ndërsa të tjerët ishin të pranishëm si nga Phil Collins dhe Mike Rutherford.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se nga grupi i të famshmëve Abba, ishin të pranishëm vetëm dy anëtarë si Benny Anderson dhe Anni-Frid Lyngstad.

n.e/NOA

KOMENTE