Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Caktohet afati i emrit për Maqedoninë
English

Caktohet afati i emrit për Maqedoninë

Hagë, 17 mars, NOA - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së me seli në Hagë ka caktuar 9 qershorit e këtij viti si afatin e fundit kur Maqedonia duhet tu përgjigjet kundër argumenteve të Greqisë lidhur me kontestin e ngritur kundër këtij vendi për shkelje të përcaktimeve të Marrëveshjes së Përkohshme për respektimin e emrit të vitit 1995.

Gjykata gjithashtu ka vërtetuar 29 tetorin, kur Greqia duhet ti përgjigjet argumenteve të reja të Shkupit zyrtar.

Gjykata në Hagë ka sjellë këtë vendim pas shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve të Shkupit që ti jepet afat prej katër muajve për shqyrtimin e përgjigjeve të para të Athinës.

Vendimet janë sjellë javën e kaluar në seancën që udhëhiqej nga kryetari i Gjykatës, Hisashi Ovada me përfaqësuesit e Shkupit dhe Athinës, lidhur me procedurën e hapur nga Shkupi kundër Athinës, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995. Kjo padi gjyqësore u ngrit, pas bllokadës greke kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën Euroatlantike.

NOA-INA

KOMENTE