Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fitore historike për Cska
English

Fitore historike për Cska

Spanjë, 17 Mars NOA - Ka qenë një fitore historike për ekipin rus të Cska, të cilët në ndeshjen e kthimit me ekipin e Sevilias arritën të fitonin me rezultatin 1 me 2, ku me këtë fitore ata kanë marrë të drejtën e kualifikimit për në çerek finalet e Ligës së Kampionëve.

Sfida e parë midis këtyre dy ekipeve mbaroi me rezultatin 1 me 1 dhe të gjithë mendonin për një kualifikim të Sevilias por, diçka e tillë nuk ndodhi pasi ata e kthyen rezultatin e përgjithshëm në favor të tyre.

Duhet thënë se ndeshja e djeshme nisi mjaft mirë për spanjollët të cilët që në minutën e tretë të garës patën mundësinë për të kaluar në avantazh me Luis Fabianon por, nuk arritën të përfitonin.

Më pas goli i parë i cili u shënua nga të ftuarit erdhi në minutën e 39 dhe u shënua nga Necid i cili kaloi në avantazh ekipin e tij. Përgjigja e Sevilias erdhi menjëherë ku në më pak se një minutë, ata arritën të barazonin shifrat me anë të Diego Perotti.

Goli i fitores për Cska erdhi në minutën e 55 ku rusët shënuan me Honda, dhe ky gol për ata do të thotë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE