Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Opozita s'mund të vendos ultimatume
English

Haxhinasto: Opozita s'mund të vendos ultimatume

Tiranë, 17 mars, NOA - Për Lëvizjen Socialiste për Integrim objektivat politik të opozitës nuk mund të realizohen me kërcënime dhe me ultimatume. Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto u shpreh sot se, debati politik për hapjen e kutive nuk është i lidhur me transparencën e zgjedhjeve, por me vullnetin politik të lidershipit të opozitës.

"Debati nisi dhe vazhdon të mbetet një debat me objektiv të qartë politik, kontestimin e mazhorancës dhe faktorizimin politik të lidershipit të PS. Identifikimi me gjoja "kauzën" e transparencës nuk mund t'i mbuloje këto objektiva të opozitës", u shpreh Haxhinasto .

Haxhinasto shtoi se mazhoranca dhe LSI-ja si pjesë e saj, nuk kanë qenë asnjëherë kundër transparencës se zgjedhjeve, apo ngritjes së Komisionit Hetimor.

Sipas tij, opozita e duhet ta ketë të qartë, "se objektivat e saj politike nuk mund të realizohen duke iu imponuar politikisht dhe me ultimatume mazhorancës. Demokracia funksionon me vota, jo me kërcënime".

Ai ka theksuar se një rrugë zgjidhje mund të jetë dhe dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

"Nëse opozita vërtete ka qellim transparencën e zgjedhjeve, rruga ligjore dhe kushtetuese është e hapur për të. Me këtë rast vlerësojmë prononcimin e Presidentit Topi që rekomandon Gjykatën Kushtetuese për sqarimin e qëndrimeve të papajtueshme të palëve", u shpreh Haxhinasto.

Në lidhje me ligjin e debatuar të SHISH, LSI-ja ka të njëjtin qëndrim me PD-në.

"Mazhoranca e ka shprehur vullnetin e saj, duke ju drejtuar ekspertizës ndërkombëtare. Madje dhe Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani është autorizuar të kërkojë mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë të misionit EURALIUS, lidhur me draftin e ndryshimeve në projektligjin e SHISH", u shpreh Haxhinasto.

m.xh/NOA

KOMENTE