English

Liga e Kampionëve, Inter në çerekfinale

Angli, 17 Mars NOA - Ka qenë Interi, i cili ka arritur të kualifikohet në çerek finalet e Ligës së Kampionëve dhe kjo erdhi pasi ata mundën ekipin e Çelsit të Ançelotit.

Inter në ndeshjen e kthimit, e cila u zhvillua ditën e djeshme në Londër, fitoi me rezultatin 1 me 0 dhe kjo falë golit të Eto i cili realizoi në pjesën e dytë të takimit goli e fitores.

Duhet thënë se ekipi i Hose Murinjos zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë superior ndaj çdo aspekti, kundrejt ekipit të Çelsit.

Rastet për të shënuar nuk munguan, ku më të shumta ato ishin për zikaltërit.

Me këtë fitore, Inter është një ndër pretendentët kryesor për fitim e këtij titulli dhe tashmë ajo do të presë shorteun për të mësuar ekipin me të cilin do të përballet në fazën e ardhshme të këtij trofeu.

r.b/NOA

KOMENTE