English

Meshkujt duan më shumë seksin se martesën

Romë, 17 mars, NOA - Të martohesh për burrat, është njësoj si të hash fruta apo perime, domethënë që e dinë se duhet ta bëjnë atë pasi u bën mirë për shëndetin dhe mirëqënien në tërësi, por jo se e bëjnë me ndërgjegjësim të plotë.

Fakti citohet në një studim të fundit, sipas të cilit meshkujt nuk ëndërrojnë një dashuri të përjetshme, porse një raport seksual të sigurt dhe të rregullt.

E nëse femrat janë të komplikuara për atë që kërkojnë në jetë, meshkujt nuk duket se janë të tillë.

Atyre iu intereson më shumë seksi sesa martesa.

n.e/NOA

KOMENTE