English

Përmbytjet e Shkodrës, pajisjet shtëpiake do t'i paguajë KESH

Vendimi vjen në një kohë kur vetë KESH, asnjëherë nuk ka zhdëmtuar asnjë familje që ka humbur njerëz dhe prona si pasojë e zjarreve të ndodhura për faj të lidhjeve elektrike të KESH duke deklaruar publikisht se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë

Tiranë, 17 Mars NOA - Qeveria miratoi sot vlerën e kompensimit për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, në qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe Kryeministri pranoi se dëmet e krijuara nga përmbytjet do të përballohen më së shumti nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Vendimi për shumën 512 milionë lekë vjen në një kohë kur vetë KESH, asnjëherë nuk ka zhdëmtuar asnjë familje që ka humbur njerëz dhe prona si pasojë e zjarreve të ndodhura për faj të lidhjeve elektrike të KESH duke deklaruar publikisht se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë.

"Familjet do të shpërblehen një për një për dëmin e krijuar, i llogaritur së bashku me të zotët e shtëpive, autoritetet e qarkut. Këtë dëm do ta përballojë qeveria, por do të kontribuojë dhe ndihmojë edhe KESH-i, i cili duhet të pranojmë se ka një performancë unike që kur është ndërtuar e gjer më sot", - tha sot kryeministri.

Kryeministri tha se vendimi merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja.

"Dëmin do ta përballojë qeveria, por do të kontribuojë dhe ndihmojë edhe KESH-i, i cili duhet të pranojmë se ka një performancë unike që kur është ndërtuar e gjer më sot", - tha Berisha.

Ai tha se vendimi vjen në linjë me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja.

Përllogaritjet, tha Kryeministri, janë bërë nga autoritetet vendore, në bashkëpunim me autoritet e qarkut dhe kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti.

Kryeministri kërkoi nga Ministria e Mjedisit të përllogarisë edhe dëmet e krijuara në rezervatet e peshkut, në këto zona, në mënyrë që edhe ky sektor të mund ta rimarrë veten sa më shpejt.

e.r/NOA

KOMENTE