Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni, çlirim i zgjidhjeve për shqiptarët
English

PS: Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni, çlirim i zgjidhjeve për shqiptarët

Tiranë, 17 Mars NOA - Partia Socialiste vlerëson se çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni, është edhe çlirim i zgjidhjeve për shqiptarët. Deklarata erdhi nga deputeti i PS Armando Subashi duke reaguar për deklaratën e Fule i cili tha sot në prag të vizitës së tij se dëshironte që zgjidhja e krizës politike në SHqipëri t'i paraprinte mbërritjes së tij.

"Falënderojmë komisionerin Fule për nxitjen e sotme në kërkim të zgjidhjes së një krize që rëndohet përditë nga mungesa e transparencës", - tha Subashi.

Ai përmendi më pas se "ne kemi bërë ofertën tonë", - duke shtuar se ajo "deri tani ka rënë në veshë të shurdhër".

Shpresojmë që nesër qeveria do të ketë veshë për të dëgjuar zërin e arsyes dhe për të hapur kutitë, - tha Subashi, duke theksuar më tej se pa hapjen e kutive s'ka transparencë dhe se pa transparencë s'ka zgjidhje.

"Pa zgjidhje s'ka kthim mbrapa të opozitës së bashkuar. Apeli ynë për zotin Berisha është publik: Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni është çlirimi i zgjidhjeve për shqiptarët", - përfundoi deputeti socialist Subashi.

e.r/NOA

KOMENTE