English

Qeveria kalon një projektligj të diskutueshëm për gjobat

Tiranë, 17 Mars NOA - Qeveria sot ka kaluar sot një projektligj të diskutueshëm që ka ngjallur shumë polemika vitet e fundit, atë të pagesës së gjobës menjëherë pasi ajo pritet nga zyrtarët shtetërorë, pavarësisht nëse është përcaktuar nëse është e drejtë ose jo.

Duke konfirmuar kalimin e projektligjit për kundërvajtjet administrative, Kryeministri u përpoq të sjellë argumente se pse sipas tij gjobat duhen paguar që në fillim dhe jo të pritet për t'u përcaktuar ligjshmëria përmes animimeve apo vendimeve të gjykatave.

"Gjobat, - u shpreh Kryeministri - nuk mund të futen në kalenda. U gjobite, do të paguash.

Sipas tij, projektligji për kundërvajtjet administrative përcakton qartë detyrimin e shlyerjes së gjobës.

Berisha tha se Ministria e Financave ka punuar gjatë me këtë ligj dhe mund t'u them se ky është një ligj transversal për gjobat, që përfshin gjobën në tërësi, pavarësisht nga autoriteti që e vendos atë.

"Projektligji unifikon praktikën ndaj gjobës, të kuptohemi, nuk i shton gjobat, nuk ka të bëjë me ndryshime në vlerat e gjobës, por me praktikën e kthjelltë e të qartë të shlyerjes së saj", - vlerësoi z.Berisha.

Nuk dihet ende nëse ky ligj do të gjejë mbështetje edhe në Parlament. Kohët e fundit shumë gjoba të vëna nga zyrat tatimore dhe institucione të tjera, janë konsideruar të papranueshme dhe janë ankimuar. Shumë prej tyre, nuk janë paguar kurrë, ose sepse ishin vlerësuar po nga shteti si të paligjshme, ose thjeshtë janë shpërfillur nga të gjobiturit.

e.r/NOA

KOMENTE