Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama-Grasso, diskutohet ekstradimi i të dënuar në Itali
English

Rama-Grasso, diskutohet ekstradimi i të dënuar në Itali

Tiranë, 17 mars, NOA - Ekstradimi i shtetasve shqiptarë të dënuar në Itali dhe njohja e vendimeve të gjykatave italiane për shtetasit shqiptarë, kanë qenë dy nga çështjet që janë diskutuar në takimin e sotëm mes prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe kryeprokurorit të Anti-mafias italiane, Piero Grasso.

Sipas njoftimit të prokurorisë, në takimin mes dy drejtuesve të organeve të akuzës është rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit.

"Është diskutuar gjithashtu për ekzekutimin e letër-porosive respektive që janë në proces e sipër nga të dy zyrat. Gjithashtu një nga temat e prekura në takimin mes prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe prokurorit Anti-mafias, Piero Grasso ishte mundësia e transferimit të disa shtetasve të dënuar nga shteti Italian,për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, gjithçka në zbatim të të gjitha procedurave ligjore", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të prokurorisë.

Po sipas njoftimit, një tjetër pikë e prekur në bisedën mes Ramës dhe Grasso, ka qenë njohja e vendimeve penale të shtetit italian ndaj shtetasve shqiptarë.

m.xh/NOA

KOMENTE