English

Roma, ndër qytetet më sexy në botë

Romë, 17 mars, NOA - Roma është një ndër 12 qytetet më seksi të botës, për ndjeshmërinë e lartë dhe urbanizimin në nivelin e duhur, ku mund të kaloni një fundjavë të paharruar erotike.

Një fakt i tillë është konstatuar nga "Sunday Times Magazine", sipas të cilit, Roma mbetet një nga destinacionet më të nxehta në Evropë dhe jo vetëm.

Roma është cilëzuar si e tillë duke propozuar një rrugë mes pamjeve arkeologjike, restoranteve dhe dyqaneve, që të gjitha këto në kuadrin e një përkushtimi të madh për jetë luksoze dhe kënaqësi. Duke përmendur çajin me luleshtrydhe të mbuluar me çokollatë, apo një koktej VIP pranë bar Piazza Navona, në artikullin në fjalë jepen detaje sesi mund të kaloni një ditë të nxehtë seksi në Romë.

Ndër qytetet e tjera që e konkurrojnë me epërsi Romën për fundjavë me destinacione luksoze janë Londra, Parisi, Berlini dhe Nju Jorku, apo Havana, Sevilja dhe Shën Petërburgu.

n.e/NOA

KOMENTE