Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selmani: Barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
English

Selmani: Barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Shkup, 17 mars, NOA - Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani ka paraqitur sot propozimet për ndryshimet Kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Demokracisë së Re, u vlerësua se ndryshimet Kushtetuese do të përqendrohen në parimi e votimit të dyfishtë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa për Kodin Zgjedhor, Demokracia e re rikonfirmoi qëndrimin se Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore dhe listat e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të jenë të hapura.

Kryetari, Imer Selmani, u shpreh se DR-ja do të vazhdojë të mbrojë politikën e deri tanishme për ndryshimet kushtetuese.

Ai vlerësoi se parimi kryesor nga i cili duhet të udhëhiqet Demokracia e Re është parimi i demokracisë konsensuale që nënkupton barazi të plotë mes Shqiptarëve dhe Maqedonasve.

m.xh/NOA

KOMENTE