Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spitali i ri në QSUT, shtyhen afatet
English

Spitali i ri në QSUT, shtyhen afatet

Tiranë, 17 mars, NOA / Blerina Ahmetaj - Shtyhen sërish afatet e përfundimit të spitalit të ri në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë.

Sapo erdhi në postin e ministrit të Shëndetësisë, ministri Petrit Vasili deklaroi para mediave në tetor të vitit të shkuar se brenda muajit mars gjithçka do të ishte gati, por drejtori i përgjithshëm i QSUT, Ilir Dashi, e konsideroi si afatin përfundimtar verën pa përcaktuar një kohë më të saktë të hapjes së dyerve të spitalit të ri.

I pyetur nga agjencia e lajmeve "NOA", Dashi tha se vonesat nuk lidhen me përfundimin e godinës, por me stafin mjekësor që do të punësohet aty.

Sipas drejtorit të QSUT, ende nuk është gati personeli mjekësor që do të shërbejë në këtë godinë.

"Ne po trajnojmë stafin dhe presim të pajisim të gjitha shërbimet që do të funksionojnë në spitalin e ri me aparatura të reja moderne. Të gjitha këto do të kërkojnë kohë ndaj mendoj se në verë gjithçka do të jetë gati", u shpreh Dashi.

Spitali i ri është menduar të funksionojë si një qendër e urgjencave të shërbimeve në QSUT.

Nga ana e saj drejtoria e QSUT shpjegon se përqendrimi i shërbimit të urgjencës do të shpëtojë pacientët nga sorollatjet në spital dhe njëkohësisht do të lehtësojë barrën e personelit mjekësor.

Spitali i ri mendohet të jetë një strukturë moderne në të gjitha llojet e pikëpamjeve, si përsa i përket mënyrës së konstruktimit dhe shërbimeve që ofron dhe do të jetë gati brenda muajit mars -prill 2010.

Projekti për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT është financuar nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Europës në vlerën 14 milion dollarë dhe nga qeveria shqiptare me 7.4 milion dollarë, vetëm për ndërtimin e godinës.

Për pajisjet mjekësore, investimi do të financohet nga qeveria shqiptare në masën 8 milion euro.

Nga 7 fazat e parashikuara në masterplanin e zhvillimit të kësaj qendre, kjo është faza e parë e tij, ku po realizohet ndërtesa e re spitalore me 5 kate.

Ndërsa blerja e pajisjeve mjekësore do të bëhet në 2-3 lote, nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku do të përfshihen pajisjet e imazherisë, diagnostikës dhe laboratorëve.

KOMENTE