Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Withers riapelon: Politika, kujdes me SHISH
English

Withers riapelon: Politika, kujdes me SHISH

Tiranë, 17 mars, NOA - Përvoja historike e shumë vendeve në botë tregon se duhet siguruar roli i pavarur i një shërbimi informativ dhe që duhet vendosur me kujdes drejtpeshimi, duke përcaktuar me kujdes përgjegjësitë e një shërbimi të tillë, sidomos kur ato mund të marrin një natyrë të brendshme.

Me këto fjalë e ka rishprehur qëndrimin e tij për të treguar kujdes me ndryshimet që mund t'i bëhen ligjit dhe mënyrës së menaxhimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, ambasadori amerikan John Withers.

Gjatë fjalës së mbajtur prej tij në tryezën e organizuar nga "Fondacioni Moisiu", ai u shpreh se "roli dhe funksioni i shërbimeve informative janë veçanërisht delikate dhe një gjë e tillë ndodh në çdo demokraci, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe këtu në Shqipëri".

"Roli i shërbimeve informative është të mbrojnë sigurinë e vendit. Por të gjithë ne kemi parë shumë shpesh në ato vende që nuk janë demokratike, që ai rol shtrembërohet dhe, në fakt, shndërrohet në rol për të mbrojtur ata që janë në pushtet pikërisht nga ata njerëz që ata qeverisin", theksoi ai.

Duke shtuar më pas se për rrjedhojë, është e nevojshme të sigurohet që aty ku kërkohen veprimtari të caktuara të brendshme, ato të kryhen të lira nga ndikimi politik dhe kjo çon drejtpërdrejt tek nevoja që ata që punojnë në shërbimet informative të jenë jopartiakë dhe absolutisht profesionistë.

"Jemi të gatshëm të ndihmojmë për të ofruar të gjitha shërbimet e duhura për të parë reformat e shërbimit informativ në Shqipëri, në përpjekje për ta bërë atë më të mirin e mundshëm. Dhe veçanërisht, për të shmangur gabime që do ta çonin procesin e ndryshimit në shërbimin informativ në drejtimin e gabuar", përfundoi deklaratën e tij mbi këtë çështje, përfaqësuesi zyrtar amerikan në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE