Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/kryetari i delegacionit për EJL në PE: Zgjidhjen ta gjejë Qeveria
English

Zv/kryetari i delegacionit për EJL në PE: Zgjidhjen ta gjejë Qeveria

Tiranë, 17 Mars NOA - Zëvendëskryetari i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Victor Bostinaru, ka folur sot mbi krizën politike në vend dhe tha se zgjidhjen duhet ta gjejë Qeveria. Njëkohësisht, z. Bostinaru kërkoi që të mos ketë ngutje në deklarata për mungesë kompromisi sepse siç tha, Berisha e ka treguar se është njeriu i kompromisit. Gjithsesi ai paralajmëroi se në të kundërt, "zoti Berisha duhet të jetë përgatitur për kostot".

I pyetur sot se cili është mesazhi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste nesër kur në Kuvend pritet të ketë votim mbi nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit, Victor Bostinaru dha këtë përgjigje:

"Mesazhi im si zëvendëskryetar i delegacionit për Europën Juglindore është i qartë si kristali: Qeveria duhet të gjejë zgjidhje. Qeveria dhe Kryeministri duhet të jenë në kuvend për të realizuar më në fund, për të negociuar për zgjidhje politike për të zgjidhur krizën ekzistuese politike. Unë besoj se zoti Berisha dhe partia e tij do të ndërmarrin vendime të zgjuara për mirëfunksionimin e parlamentit, por gjithashtu për të mirën e vendit. Nëse jo Zoti Berisha duhet të jetë përgatitur për kostot".

Referuar faktit se dje ka qenë mbledhja e komisionit të ligjeve, ku janë hedhur poshtë propozimet e PS për hapjen e kutive dhe se nesër do të ketë një votim në Kuvend, z. Bostinaru komentoi faktin se deri tani duket se kërkesat e socialistëve do të rrëzohen dhe iu përgjigj pyetjes se si do të jenë zhvillimet nëse ndodh kjo:

"Le të mos gjykojmë paraprakisht. Sepse Zoti Berisha dhe partia e tij vazhdimisht në mënyrë të përsëritur i kanë premtuar Europës se ata do të gjejnë zgjidhje, se do të punojnë së bashku me partinë Socialiste për një zgjidhje politike dhe tani është koha e duhur për ta bërë këtë. Nëse nesër mazhoranca do të vendosë të refuzojë propozimet e Partisë Socialiste kjo do ti kushtojë. Dua të jem i qartë: do të jetë me kosto, pasi Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen Parlamentit Europian dhe nëse nuk do ketë zgjidhje si një anëtar i delegacionit për Europën Juglindore nuk do të isha thjesht dhe vetëm i shqetësuar po do ta konsiderojë këtë si një dështim të angazhimeve europiane të Shqipërisë dhe konseguencat do jenë në përputhje me këtë. Por shpresoj ende se vendime të zgjuara do të ndërmerren nesër nga mazhoranca dhe në fund do të kemi një zgjidhje politike", - përfundoi. Z.Bostinaru.

e.r/NOA

KOMENTE