Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albani i Kafazit , bie akuza për vrasje në tentativë ndaj policëve
English

Albani i "Kafazit", bie akuza për vrasje në tentativë ndaj policëve

Tiranë, 22 Mars NOA - Ish-banori i "kafazit të Artë", Alban Rexha do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve të tij. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest me burg", për të pandehurin Alban Rexha, i njohur si "Ujku".

Por duke shpallur vendimin, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar akuzën e "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë".

Ngjarja për të cilën akuzohet ish-banori i "Kafazit të Artë" një realit show i tv News 24, ka ndodhur më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën "Irfan Tomini".

Atëherë, Rexha, nën shoqërinë e Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Bashkëpunëtorët e Rexhës u arrestuan vetëm disa orë pas ngjarjes, ndërsa "Ujku" u arrestua me 26 shkurt të këtij viti.

Arrestimi erdhi pasi ai u vetëdorëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ishte paraqitur së bashku me Alberta Gegën, nënën e Enea Gegës, ky i fundit ish-i fejuari i këngëtares Ingrid Gjoni.

Edhe më herët, afro dy vjet më parë kur Alban Rexha ishte në "Kafaz", ishte sërish në qendër të vëmendjes së shtypit për shkak se grupe fansash të tij dhe një tjetër banori të "Kafazit" u konfrontuan dhunshëm mes tyre pranë godinës së realit show.

e.r/NOA

KOMENTE