Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BERZH: Qeveria, jo amnisti fiskale
English

BERZH: Qeveria, jo amnisti fiskale

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 22 mars, NOA - Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk e përkrah nismën e qeverisë shqiptare për amnisti fiskale. Gjatë një prononcimi publik, drejtori I BERZH-it për Shqipërinë shprehet se qeveria duhet të përqendrohet më shumë në administrimin e taksave, si e vetmja mënyrë për të patur një konkurrencë të ndershme në treg.

Sipas tij, amnistia nuk është një politikë që sjell një zhvillim të qëndrueshëm. Kërkesa për amnisti fiskale është bërë nga komuniteti i biznesit, por qeveria e ka pranuar në parim këtë propozim, pas krizës që ka përfshirë financat publike.

"Normalisht ju nuk keni nevojë për një amnisti fiskale, e cila do të aplikohet vetëm një herë. Ne nuk kemi një ide të qartë për këtë projekt, pasi nuk ka një draft të hartuar. Por ajo që mund të themi është se Shqipëria ka taksa të ulëta dhe qeveria duhet të punojë më shumë që pagesa e tyre të bëhet në mënyrë sa më transparente"- shprehet Berg.

Sipas tij, një amnisti mund të ketë pozitivitete për ekonominë, pasi mund të inkurajojë kthimin e kapitaleve nga vendet e tjera drejt Shqipërisë, por nga ana tjetër dëmton biznesin e ndershëm.

"Ndaj unë do inkurajoja qeverinë të përmirësonte administrimin e taksave, se sa të aplikonte amnistinë", pohoi ai.

Por nevoja për para e ka detyruar qeverinë që të nxjerrë në shitje çdo pasuri shtetërore, me qëllim për të pasur një rritje pozitive ekonomike.

Për vitin 2010, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se rritja do të jetë 2-3%.

Por drejtori i BERZH-it nuk ka një përgjigje të saktë se kur do të marrë hov zhvillimi ekonomik.

Berg thotë se është e vështirë të thuash se kur Shqipëria do t'i rikthehet rritjes ekonomike 5-6%, sikundër ka performuar këto vitet e fundit.

Gjithçka varet nga zhvillimet globale dhe nga fqinjët, sidomos Greqia. Edhe misioni i FMN-së, i cili mbërriti disa ditë më parë në vendit tonë u shpreh se ekonomia jonë do të njohë rritje pozitive edhe gjatë këtij viti, megjithatë risqet e buxhetit vijojnë të jenë të larta. Sipas FMN-së qeveria duhet të ulë me patjetër defiçitin buxhetor duke e çuar atë në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga mbi 5% që është aktualisht.

r.l/n.e/NOA

KOMENTE